Aktualitet Raporti Antidrogë 2018, Xhafaj, kunja opozitës: Heshtni tani!

Raporti Antidrogë 2018, Xhafaj, kunja opozitës: Heshtni tani!

Sot u prezantuan në Tiranë, rezultatet në luftën antikanabis për vitin 2018, ku nga drejtuesit të më lartë të policisë së Shtetit u vendos theksi te pakësimi i sipërfaqeve të kultivuara dhe goditja e grupeve kriminale që trafikojnë hashashin.

Këto shifra pozitive kanë sjellë edhe një reagim nga ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i cili me një valë postiqesh në Twitter thekson se pas 25 vitesh vendi u çlirua nga damka e një shteti kanabist.

Xhafaj nuk e fsheh krenarinë për atë që e cilëson arritje të PS dhe uniformave blu.

Sipas tij është ulur me 80% trafiku i drogës dhe këto shifra tregojnë se policia shqiptare mund të krahasohet me atë Europiane.

“1. Një Shqipëri pa kanabis!Prezantimi sot publikisht(më mirë vonë se kurrë!) i rezultateve antikanabis ’18, konfirmimi më i mirë i realitetit historik: Pas 25 vitesh, s’jemi më vend origjine i prodhimit e trafikimit të kanabisit!Krenar për çfarë bëmë,ndër të tjera, në këto vite!

  1. Me të njëjtët policë, buxhet, mjete, asistencë, në të njëjtin territor ndryshuam një realitet e krijuam model të krahasueshëm me Evropën!Fuqia e vlera qëndron te njerëzit, reformat e mëdha që PS ideoi e udhëheq për të ndërtuar shtet e drejtësi në vend!
  2. Krenar për rezultatet e antitrafikimit në 2018. 80% ulje e trafikut me vendin fqinj krahasuar me 2017. Luftë pa kompromis e rezultate të shkëlqyera ndaj gr. kriminale. Shifrat, kokëforta, flasin vet! Fjalët sado të bukura i merr era. Forca e Ligjit në veprim e mbi të gjithë!”, shkruan xhafaj.

Në vijim duke i thurur lavde Policisë së Shtetit, ish-ministri i Brendshëm thumbon opozitën “dashakeqëse”, duke e cilësuar edhe fajtore për krijimin e një imazhi negativ të Shqipërisë, si vend ku ka lulëzuar krimi dhe droga. Madje Xhafaj i kërkon atyre që të heshtin.

“4. Respekt dhe mirënjohje pafund bashkëpunëtorëve të mi, sakrificës së policëve të thjeshtë në territor dhe veçanërisht ekipit drejtues të Policisë së Shtetit! Njerëz që e duan vendin e tyre, të ardhmen e tij! 

  1. TURP i madh për ata që për vite të tëra i dhanë vendit një imazh negativ, rinisë modelin e keq e krimit të organizuar pushtet e fuqi financiare!Nëse s’kërkojnë dot falje të paktën të heshtin! Përçmim për të gjithë ata që kanë hedhur baltë mbi përpjekjet tona në këtë betejë! 6. Sot Policia e Shtetit e besueshme dhe bashkëpunuese për partneret ndërkombëtar. Ndërsa dje, kur shefi i opozitës së sotme ishte drejtuesi politik i kësaj organizate, këta partner “përshëndeteshin” me plumba që zbrazeshin nga bastioni i hashashit politik të kësaj opozite”, thekson Xhafaj.