Opozita Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, Basha: Rama do të thotë janë...

Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, Basha: Rama do të thotë janë “Kadrinjtë e DASH”

Në një aktivitet për lirinë e medias, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, komentoi raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, duke thënë se në të konfirmohet se Shqipëria është kthyer në bazë të krimit të organizuar.

“Raporti është shkatërrimtar për Shqipërinë, për gjendjen e krimit, drogës, korrupsionit dhe kapjes së shtetit dhe korrupsionin. Natyrisht Rama do të thotë se këta janë “Kadrinjtë e DASH”. Por përtej psikozës së tij, problemi që dua të ngre është sa hulumtime ka bërë media për shqetësimet e ngritura në raport?”, tha Basha.

“Për ironi të fatit, dhjetë vjet pas anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit tregon se Shqipëria është kthyer në një bazë të krimit të organizuar që vepron nga Amerika e Jugut e deri në Lindjen e Mesme”, shtoi kreu i PD.