Sport Rashica njeriu i momentit në Gjermani

Rashica njeriu i momentit në Gjermani

Milot Rashica vazhdon të spikasë në Bundesligën gjermane. Në këtë sezon, sulmuesi anësor i përfaqësueses së Kosovës është shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Werder Bremen dhe po ndihmon bardhë-jeshilët të sigurojnë një vend në kompeticionet europiane sezonin e ardhshëm, me Werderin që mund ta arrijë Europën nga kampionati por edhe nga Kupa.

Në fitoren e fundit ndaj Freiburgut që për Rashicën ishte si një derbi pasi kishte përballë Amir Abrashin, lojtari i përfaqësueses së Kosovës edhe pse nuk shënoi spikati me asistin për holandezin Davy Klaessen në rastin e golit të parë të vendasve.

Ai bëri edhe një volum të jashtëzakonshëm loje, për këtë arsye Rashica është vlerësuar me notën 8,26 nga faqja e specializuar e statistikave Whoscored dhe është vendosur në formacionin më të mirë të javës në Bundesliga përkrah emrave të rëndësishëm si Gnabry, Coman, Kampl e Muller.