Bota Rasti Guadio në Venezuelë, lideri katalanas: Ja standardet e dyfishta të Europës

Rasti Guadio në Venezuelë, lideri katalanas: Ja standardet e dyfishta të Europës

Lideri katalanas në ekzil, Charles Pugdemont, e ka përjetuar si standard të dyfishtë të Europës faktin se ajo e njohu liderit e opozitës venezueliane si president pa kaluar në zgjedhje, ndërsa atë që është zgjedhur me votë nuk e njeh për të tillë në Katalonjë.

Reagimi i tij vjen pasi Spanja, nga qeveria e së cilës ndihet i përndjekur pas tentativës për pavarësi, ishte ajo që e njohu Guaidon si president, duke u ndjekur dhe nga vende të tjera europiane.

“Unë jam zgjedhur president nga një parlament demokratik, ndërsa po përndiqem nga një njeri i cili tani ka vetëm katër anëtarë në parlamentin rajonal në Katalonjës”, tha Puigdemont për AP, duke iu referuar ish-kryeministrit spanjoll Mariano Rajoy.

Gjithashtu, Puigdemont tha se Spanja do të kërkojë hakmarrje e jo drejtësinë, kur të çojë në gjyq 12 zyrtarë katalanas pro-pavarësisë, aleatë të tij, në një proces që nis javën e ardhshme.