Aktualitet Reagime të forta në Londër për vdekjen e shqiptarit

Reagime të forta në Londër për vdekjen e shqiptarit

Ky është 30-vjeçari shqiptar Ardian Zagani, vdekja e të cilit ndërsa udhëtonte me biçikletë ka ngjallur reagime të forta në Londër.

I riu shqiptar i përshkruar si njeri i jashtëzakonshëm nga shokët e kolegjit u përplas për vdekje nga një makinë në kryeqytetin britanik.

Drejtuesja e mjetit që përplasi shqiptarin fillimisht u arrestua, por më pas u la e lirë nga Scotland Yard.

Ai ishte viktima e 6 e këtij viti mes çiklistëve ndaj edhe ngjarja po bën jenonë në shtypin britanik.

Grupi “STOP vrasjes së Çiklistëve” ka paralajmëruar një protestë homazh për shqiptarin dhe viktimat e tjera çiklistë të rrugës.

Manifestimi do të mbahet të hënën e 4 shtatorit dhe grupi ka kërkuar pjesëmarrje masive.

“Sillni lule, qirinj dhe pankarta”, thuhet në thirrjen e grupit organizator të protestës.

Aksidentet e çiklistëve në rrugët e Britanisë së Madhe gjithmonë ka shkaktuar debate të forta.