Bota Reagon Shtëpia e Bardhë për vendndodhjen e flotës amerikane

Reagon Shtëpia e Bardhë për vendndodhjen e flotës amerikane

Dje, Sekretari i Shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer, mohoi pretendimet se Trump kishte mashtruar publikun për vendndodhjen e flotës amerikane, shkruan “Fox News”.

Flota amerikane është duke udhëtuar tanimë drejt  Paqësor perëndimor, ashtu siç ishte urdhëruar nga presidenti. Më 11 prill, vetë Spicer konfirmoi se flota në fjalë ishte “nxjerrë në drejtim të Detit të Japonisë dhe po shkonte drejt Koreve” për t’i dhënë presidentit “opsione në rajon”.

Por sipas zbulimeve te reja, aeroplanmbajtësja amerikane dhe luftanijet e tjera nuk po lundronin në drejtim të Koresë së Veriut , përkundrazi, po shkonin në drejtim të kundërt me shtetin diktatorial.

Marina amerikane tha më 8 prill se grupi  i aeroplanmbajtëses “Carl Vinson” po udhëtonte drejt Gadishullit Korean dhe javën e kaluar presidenti Trump tha se po dërgohej një “Armatë e fuqishme”.

Por në të vërtetë, gjatë gjithë kësaj fundjave, flota ishte shumë larg , duke lëvizur nëpër ngushticën Sunda në Oqeanin Indianm shkruan “Syri.net”.

Komanda e Paqësorit të ushtrisë amerikane tha të martën se kishte përfunduar trajnimin e planifikuar paraprakisht me Australinë, jashtë bregdetit veriperëndimor të saj pas largimit Singapori më më 8 prill. Nuk është e qartë nëse e gjitha kjo ishte një mashtrim i qëllimshëm, i projektuar ndoshta për të frikësuar liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un,  një ndryshimi plani, ose  keqkuptimi i thjeshtë mes ushtrisë amerikane, sqaron një nga korrespondentët e BBC-së në gadishull.