Sport Real, Barça dhe Juve i përgjigjen UEFA-s: Presione dhe kërcënime të patolerueshme

Real, Barça dhe Juve i përgjigjen UEFA-s: Presione dhe kërcënime të patolerueshme

Beteja midis UEFA dhe klubet rebele të Superligës nuk ka përfunduar. Pas nënshkrimit të 9 prej 12 klubeve europiane që përbënin krijesën e dështuar, të një marrëveshje me UEFA që parashikon edhe një dëmshpërblim për organizmin europian të futbollit, Juventus, Barcelona dhe Real Madrid iu përgjigjën sot presidentit të Uefa-s, Ceferin, me një deklaratë të përbashkët.

Tre skuadrat prestigjioze, që dje u paralajmëruan deri në 2 sezone pa pjesëmarrje në kupat europiane, e cilësuan vendimin e UEFA si “presione të patolerueshme, vijojmë të marrim kërcenim edhe ofendime në mënyrë që të tërhiqemi nga projekti. Kjo është e patolerueshme nga ligji që i ka urdhëruar FIFA dhe UEFA të mos vijojnë më tutje, në pengimin e kësaj sipërmarrje”.

Por tre ekipet shtuan edhe që ”jemi të vetëdijshëm që reagimet kanë qenë nga më të ndryshmet dhe se jemi të gatshëm të mendojmë sërish qasjen e propozuar, por do të ishte e papërgjegjshme nga ana jonë sikur të braktisnim projektin që i jep përgjigje mundësisë se qëndrueshmërisë së sistemit futboll”.

Ekipet “thumbuan” edhe ekipet që i braktisën nga presioni i UEFA.

Na vjen keq që klubet mike dhe themeluese të Super League gjenden tani në një pozitë jo koherente, duke nënshkruar marrëveshje me UEFA ditën e djeshme, por për të respektuar historinë tonë dhe të ardhmen e futbollit, ne duhet të vijojmë në arritjen e objektivave tona.

Kemi thënë se Super League do të jetë operative kur të jetë e njohur nga FIFA de UEFA, por deri më tani ato refuzojnë dialogun”, shkruhet në komunikatën që nuk duket se i jep zgjidhje ngërçit më të madh në dekada të futbollit europian.