Sport Real Madrid, 34 herë kampion i Spanjës

Real Madrid, 34 herë kampion i Spanjës

Real Madrid ka mposhtur Villarreal dhe ka arritur të fitojë titullin kampion në Spanjë për herë të 34-t në histori.

2-1 rezultati i ndeshjes, me golat për madrilenët që u shënuan nga Karim Benzema, ndërsa Iborra shkurtoi diferencën për Villarreal.

Realit i mjaftonin dy pikë në dy ndeshjet e fundit për t’u shpallur kampion, pasi diferenca me Barcelonën ishte 4 pikë. Katalanasit, nga ana e tyre humbën në Camp Nou 1-2 ndaj Osasunës, duke e çuar në 7 pikë diferencën kur duhet edhe një ndeshje nga përfundimi i La Liga.

Ky është titulli i dytë kampion që Real e fiton nën drejtimin e Zinedine Zidane. Trajneri francez, në 4 sezone që ka drejtuar Realin ka fituar gjithsej 11 tituj, mes të cilëve 3 Champions League.

Ndërkohë për Sergio Ramos bëhet fjalë për trofeun e 22-të në total me Realin, ndërsa për Benzema ky është trofeu i 19 zyrtar me fanellën e bardhë.