Sport Reali ende në “fronin” e UEFA-s, ekipi më i mirë në Europë...

Reali ende në “fronin” e UEFA-s, ekipi më i mirë në Europë edhe pas humbjen në El Classico

Pas humbjes në “El Classico”, spanjollët e Real Madrid mbeten ende ekipi më i mirë në Europë.

Forma jo e mirë e shfaqur nga Reali gjatë këtij viti nuk ka ndikuar në renditjen e klubit spanjoll, sipas UEFA-s.

UEFA ka publikuar renditjen e re të klubeve, ku madrilenët vazhdojnë të jenë në vendin e parë me 148 pikë.

Pas saj renditet menjëherë skuadra e Barcelonës me 126 pikë, Bayerni me 125 pikë, dhe pas tyre Atletico e Madridit dhe Juventusi.

Nga Premierliga i vetmi përfaqësues në top 10 është ekipi i Manchester City, i cili ndodhet në vendin e tetë.