Sport Reali kalon pa probleme Liverpool-in, Napoli për herë të parë në çerekfinalet...

Reali kalon pa probleme Liverpool-in, Napoli për herë të parë në çerekfinalet e Champions League

Real Madrid nuk e diskuton për asnjë moment kualifikimin në çerekfinalen e Champions League por në shtëpi u tregua një skuadër më e matur dhe e kujdesshme, duke mos i shkaktuar shumë plagë Liverpoolit pas fitores 5-2 në “Anfield Road”.

Skuadra e Jurgen Klopp nuk bëri asgjë për të kundërshtuar diktatin e “mbretërorëve” të cilët kontrolluan dhe fituan edhe sfidën e kthimit me binomin e zakonshëm, Vinicius jr-Benzema ku Topi i Artë shënoi golin e vetëm të mbrëmjes së bardhë të Madridit.

Një kopje e shëmtuar e finales së sezonit të kaluar pasi edhe në sfidën e kthimit “The Reds” nuk bënë asgjë dhe u duk se zbritën në fushë të dorëzuar edhe për shkak të humbjes së thellë në shtëpi.

Me këtë fitore, Real Madrid hedh një tjetër hap drejt fundit të kompeticionit edhe pse tashmë duhet të mësojë emrin e rivalit të mundshëm që do të dalë nga shorti i së premtes në Nyon ku do të ketë 7 alternativat që janë; Napoli, Inter, Manchester City, Milan, Bayern Munchen, Chelsea dhe Benfica.

Napoli për herë të parë në histori në çerekfinalet e Champions League

Victor Osimhen mund i vetëm Eintracht Frankfurt. Shënon edhe në ndeshjen e kthimit kamerunasi që kualifikon Napolin në çerekfinalet e Champions League, për herë të parë në historinë e klubit të kaltër.

Skuadra e Luciano Spalletit nuk u shpërqëndrua aspak nga dhuna e tifozëve gjermanë në qëndër të qytetit, duke i dhënë një leksion tjetër ekipit gjerman me rezultatin 3-0 që largohet me rezultatin e përgjithshëm 5-0, një bilanc shumë i keq për “shqiponjat” që shpresonin të bënin diçka më mirë në përballjen e dyfishtë me skuadrën italiane.

Harkimi i Politanos në fundin e pjesës së parë gjeti saktësisht “snajperin” e sulmit napoletan, i cili finalizoi me sukses duke i dhuruar avantazhin e merituar skuadrës italiane.

Më pas ai gjeti edhe golin e dytë ndersa të tretin e shënoi Piotr Zielinski nga pika e bardhë e 11-metërshit.

Serie A kryeson me tri skuadra më çerekfinalet e këtij edicioni të Champions League duke lënë pas Anglinë me dy, por mundësia që të kemi një derbi italian në fazën tjetër është shumë e madhe.