Sport Reali në “hall”, Bale rrezikon një skualifikim shembullor!

Reali në “hall”, Bale rrezikon një skualifikim shembullor!

Gareth Bale rrezikon një skualifikim shembullor në La Liga që nëse vjen do t’i prishte shumë punë Realit të Madridit që tashmë është rikthyer në garën për titull.

Derbi mbetet derbi. Dhe pa talljet, thumbimet, pa provokimet nuk do të kishte të njëjtën shije. Sigurisht, nuk duhen kaluar limitet dhe nuk duhet harruar se nuk është e nevojshme të ekzagjerohet, sepse në këto raste mund të vijë skualifikimi.

Për këtë mund të pyetet Gareth Bale, i cili rrezikon 12 ndeshje skualifikim për festimin fyes të bërë në fushë pas golit të shënuar në derbin kundër Atletico Madrid.

Uellsiani, në fakt, ka ekzagjeruar pak me gjestin që i ka drejtuar tifozëve rivalë në “Wanda Metropolitano” dhe rrezikon ta paguajë shtrenjtë. Sipas “Daily Mail dhe “ESPN”, Bale rrezikon të ndalet nga 4 deri në 12 ndeshje.