Sport Reali përgatit 100 milionë euro për Dybala

Reali përgatit 100 milionë euro për Dybala

Reali i Madridit hidhet në sulm për Paulo Dybala. Spanjollët janë gati të ofrojnë 100 milionë euro për të blerë yllin argjentinas gjatë verës së ardhshme.

Interesimi i madrilenëve është rikthyer dhe ata janë të gatshëm të bëjnë një ofertë, e cila do të lëkundë Juventusin, me klubin bardhezi që shpeshherë e ka cilësuar të pashitshëm sulmuesin.

Sipas projektit të Realit, Dybala do të zëvendësonte Gareth Bale, ndërsa për të realizuar marrëveshjen, madrilenët janë gati të përfshijnë në marrëveshje edhe Iscon.

Për 25-vjeçarin interesohet edhe Manchester City, ku Guardiola e pëlqen shumë sulmuesin, madje prej kohës kur drejtonte Bayern-in.