Sport Reali tenton të “grabisë” Neymar. Plani përfshin edhe James Rodriguez

Reali tenton të “grabisë” Neymar. Plani përfshin edhe James Rodriguez

Merkatoja e Realit të Madridit ringjallet dhe orët e fundit ka filluar të qarkullojë sërish emri i Neymar dhe kjo po ndodh pikërisht në një moment kur të gjithë menduan se Los Blancos e kishin braktisur këtë pistë.

Sipas gazetarit Eduardo Inda i programit ‘El chirinnguito’, James Rodriguez me shumë gjasa do të jetë elementi kyç për të arritur te sulmuesi brazilian i Paris Saint Germainit.

Sipas gazetarit spanjoll, klubi francez është i interesuar për futbollistin kolumbian që në fund të sezonit do të kthehet te Reali i Madridit duke qenë se Bayerni i Mynihut nuk ka ndërmend të blejë kartonin e tij. Por jo vetëm kaq, duket se Reali i Madridit ka ndërmend të përfshijë James Rodriguez në bisedimet me Paris Saint Germainin për të mundësuar transferimin e Neymar në kryeqytetin spanjoll.

Në të njëjtën kohë në median spanjolle flitet se Reali është gati të shesë kartonin e James Rodriguez 50 milionë Euro ndërkohë që do t’i shtojë kësaj shifre edhe 170 milionë Euro të tjerë për të blerë Neymarin, një situatë që mund të ndryshojë në mënyrë radikale nëse Paris Saint germaini do të jetë në gjendje që të fitojë Ligën e kampioneve.