Aktualitet Rebani Jaupi, drejtori i ri i Policisë së Tiranës

Rebani Jaupi, drejtori i ri i Policisë së Tiranës

Rebani Jaupi emërohet drejtor i Policisë së Tiranës, në vend të Kastriot Skënderajt, i shkarkuar pak ditë më parë.

Jaupi ka mbajtur deri tani detyrën e zv/drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Prezantimi është bërë këtë të hënë nga Ardi Veliu.

Ishte Dhimitraq Ziu ai që ushtroi kompetencat e kreut të policisë së kryeqytetit deri ditën e sotme, i cili i dorëzon kështu stafetën Jaupit.

Lëvizjet në Policinë e Tiranës erdhën pas ngjarjeve te banesa pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, ku policia u kritikua si nga kryeministri Edi Rama ashtu edhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, për shfaqje të shëmtuar.

Edhe pse kishte të dhëna se Kastriot Skënderaj ishte liruar ditë më parë, zyrtarizimi u bë pikërisht ditën e përplasjeve te shtëpia dykatëshe, duke i lidhur arsyet e këtij vendimi me skenat e asaj që ndodhi aty.