Politika Reciprociteti, Basha: Kosova vendim legjitim. Qëndrimet e Beogradit zbulojnë qëllimet e vërteta...

Reciprociteti, Basha: Kosova vendim legjitim. Qëndrimet e Beogradit zbulojnë qëllimet e vërteta të Vuçiç për Novi Sadin

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një postim në Twitter ka reaguar për vendimin e Kosovës për reciprocitetin e targave me Serbinë. Basha thotë se gjuha kërcënuese e Beogradit i përket një të shkuare që nuk mund të kthehet më dhe se Kosova është shtet i pavarur dhe marrëdhëniet mes dy shtetesh sovrane funksionojnë mbi baza reciprociteti.

“Gjuha kërcënuese e Beogradit i përket një të shkuare që askush nuk e kthen dot më! Kosova është shtet i pavarur dhe marrëdhëniet mes dy shtetesh sovrane funksionojnë mbi baza reciprociteti.

Kjo është e drejtë e patjetërsueshme e Kosovës. Sa më shpejt ta kuptojë këtë Beogradi aq më mirë do të jetë për Serbinë dhe për marrëdhëniet mes vendeve të rajonit.

Qëndrimet e Beogradit ndaj vendimit legjitim dhe që nuk cenon asnjë marrëveshje të nënshkruar në Bruksel nga qeveria e Republikës së Kosovës, zbulojnë qëllimet e vërteta të Vuçiç dhe fshehjen pas falsitetit të iniciativës së Novi Sadit”.