Kryesore Reeker: SHBA konsiderojnë se reforma në drejtësi s’mund të jetë subjekt i...

Reeker: SHBA konsiderojnë se reforma në drejtësi s’mund të jetë subjekt i asnjë kompromisi

Philip Reeker, ndihmës sekretari amerikan i Shtetit në detyrë për Çështjet Europiane dhe të Azisë, është takuar sot ne Ministrinë e Jashtëm me Gent Cakajn.

Në një postim të tij, Cakaj thekson se “në takim u nënvizua rëndësia e konsolidimit të mëtejmë të bashkëpunimit rajonal dhe nevoja absolute e mbylljes së çështjeve dypalëshe në të gjithë hapësirën e Ballkanit Perëndimor. Angazhimi i SHBA-ve do të jetë maksimal në shërbim të realizimittë këtij objektivi”.

Reeker ka theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës konsiderojnë se reforma në drejtësi s’mund të jetë subjekt i asnjë kompromisi dhe ajo përbën një model për rajonin dhe përtej.

“Bazuar mbi modelin e pakrahasueshëm të reformës në drejtësi dhe rëndësinë gjeostrategjiketë thellimit të lidhjeve midis Shqipërisë dhe BE-së, SHBA-të mbështesin në mënyrë absolute hapjen e negociatave për anëtarësim në tetor.

Po ashtu, Shqipëria është një partner strategjik i SHBA-ve dhe aleat aktiv në kuadër të NATO-s me kontribut të spikatur në operacionet paqeruajtëse të Aleancës.

SHBA-të vlerësojnë pozitivisht rritjen progresive të buxhetit të mbrojtjes së Shqipërisë për ta jetësuar planin për realizimin e 2% të buxhetit në shërbim të mbrojtjes deri në 2024”, tha ai.