Sport Referendumi i Katalonjës/ Barcelona zyrtarisht në grevë, klubi mbyll dyert për kampionët

Referendumi i Katalonjës/ Barcelona zyrtarisht në grevë, klubi mbyll dyert për kampionët

Barcelona do të nisë nesër grevën në formë proteste për referendumin mbi pavarësinë e Katalonjës. Klubi do të mbyllë dyert ditën e martë dhe futbollistët nuk pritet të paraqiten për seancën stërvitore të radhës. “FC Barcelona sensibilizohet dhe i bashkohet grevës mbarë vendore, e organizuar nga “Tryezë për Demokraci” ndaj klubi do të jetë i m byllur nesër. Asënjë prej skuadrave profesionale, ose ato të të rinjve të FC Barcelonës nuk do të stërvitet nesër”, citon njoftimi i publikuar sot nga klubi katalanas.

Sipas autoriteteve katalanase, të paktën 92 persona u plagosën në gjëndje të rëndë dhe 844 të tjerë pësuan dëmtime që kërkonin ndërhyrjen dhe mjekim, si pasojë e ndërhyrjes së forcave të policisë që kanë qëlluar me fishekë prej gome, teksa depërtuan në qëndrat e votimit me përplasje të dhunshme. Sindikatat që iniciuan grevën deklaruan: “Ne e dënojmë forcërisht dhunën e ushtruar nga forcat shtetërore të sigurisë për të ndaluar referendumin e datës 1 tetor”.

Rezultati i referendumit, i konsideruar “ilegal” nga qeveria spanjolle, dëshmoi se 90% e votuesve kishin zgjedhur pavarësinë nga Spanja. Në kulmin e incidenteve, Barcelona u detyrua ditën e dielë të luajë ndeshjen ndaj Las Palmas me dyer të mbyllura. Presidenti i Barças, Josep Maria Bartomeu deklaroi se klubi mori vendimin më shumë si një shenjë proteste ndaj përplasjeve të dhunshme se sa një shqetësim në lidhje me sigurinë.