Politika Reforma Zgjedhore, ambasadorja Kim: Të mbyllet brenda afatit, jo të gjithë marrin...

Reforma Zgjedhore, ambasadorja Kim: Të mbyllet brenda afatit, jo të gjithë marrin atë që duan

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim përshëndeti takimin e radhës së Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore.

Diplomatja amerikane përshëndeti rezultatet e arritura në këtë takim dhe iu bëri thirrje palëve që të arrijnë marrëveshjen e premtuar në fund të majit.

“Më shumë progres i arritur sot, 2-3 çështje kanë mbetur ende. Partitë duhet të punojnë dhe gjatë fundjavës për të arritur marrëveshjen brenda 31 majit, ashtu siç kanë pranuar. Jo të gjithë do të marrin atë që duan, ky është përkufizimi i negociatave. Jeni shumë pranë, nuk ka kohë për të pushuar. Mos i zhgënjeni shqiptarët”, shkruan ambasadorja amerikane.