Kryesore Refuzimi i Cakajt, Haradinaj nuk përzihet: Metën e kam mik

Refuzimi i Cakajt, Haradinaj nuk përzihet: Metën e kam mik

| Nga American Eye
Shpërndaje

Kryeministri Ramush Haradinaj ka refuzuar që të përfshihet në debatin në distancë që shkaktoi mosdekretimi i Gent Cakajt nga presidenti Ilir Meta në postin e ministrit të Jashtëm.

“Nuk kam të drejt të përzihem në nominimet e Qeverisë të Shqipërisë. Unë e du Shqipërinë pa kushte dhe e kam shumë mik Ilir Metën. Nuk komentoj çështjen e emërimeve në Shqipëri”, tha Haradinaj.

Meta refuzoi dje dekretimin e Cakajt, me pretendimin se nuk i plotëson të gjitha kushtet për të qenë në postin e ministrit.

Presidenti dha si arsyetim mungesën e përvojës si dhe i quajti të rrezikshme dhe destruktive deklaratat e Cakajt pro korrigjimit të kufijve të Kosovës.