Bota Refuzoi të bënte seks, fotografi vret modelen

Refuzoi të bënte seks, fotografi vret modelen

Një modele e re, Mansi Dixit, 20 vjeçe u vra nga fotografi sepse refuzoi të kryejë marrëdhënie me atë.

Profesionisti, Syed Muzammil, 19, e goditi atë në kokë me një stol prej druri kur vajza refuzoi të ketë marrëdhënie seksuale. Incidenti ndodhi tre ditë më parë gjatë një xhirimi në Oshiwara, një zonë në veri të Mumbait, Indi. Mansi, pasi u rrah me dhunë, ra në tokë, por ajo ishte ende gjallë.

Pavarësisht kësaj, fotografi vendosi që t’ia mbyllë gojën përgjithmonë, i vendosi  duart rreth qafës dhe e mbyti. Pastaj me nxitim ai e futi trupin e pajetë në një qese të madhe dhe thirri një taksi që ta largonte prej aty.

Por, kur shoferi e pyeti pse thesi ishte i rëndë, ai e anuloi shërbimin me një justifikim të çuditshëm.

Në atë moment ai rezervoi një makinë të re që e çoi në një rrugë anësore, jo shumë larg nga vendi i ngjarjes dhe shkarkoi thesin. Shoferi, megjithatë, pasi vuri re diçka të çuditshme, thirri policinë. Kur agjentët arritën në vend, zbuluan trupin e modeles.

Hetuesit raportojnë se Muzammili kishte takuar Mansi në një festë dhe iu duk shumë tërheqëse.