Bota Regjistrohen 30 milionë turistë vendas në Kinë, rriten të ardhurat

Regjistrohen 30 milionë turistë vendas në Kinë, rriten të ardhurat

Me numrat e të infektuarve të rinj pothuajse në zero dhe më vënien në kontroll të pandemisë së shkaktuar nga Covid-19, jeta në Kinë ditë pas ditë po i kthehet normalitetit. Me hapjen e atraksioneve turistike, gjatë ditës së 1 majit u regjistruan mbi 30.8 milionë turistë vendas në të gjitha pjesët e Kinës, duke siguruar mbi 12.9 miliardë juanë të ardhura.

Vendimi për hapjen 8000 atraksioneve turistike të nivelit A, erdhi pak ditë më parë dhe kërkon nga drejtuesit e tyre të respektojnë kushtet e sigurisë dhe higjienës.

Vizitorëve u është bërë thirrje paraprakisht të caktojnë orarin e vizitave online dhe t’i kushtojnë vëmendje higjienës së tyre personale dhe gjendjes shëndetësore.

Ndërkohë që edhe numri i pasagjerëve të cilët lëvizin me trena po ashtu është rritur dukshëm. 157 linja të trenave filluan sërish udhëtimet kryesisht në distanca të shkurtra dhe më qëllim transportin ndërqytetas.