Politika Regjistrohet në KQZ koalicioni në opozitë me Edi Ramën

Regjistrohet në KQZ koalicioni në opozitë me Edi Ramën

Një tjetër koalicion është regjistruar sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Sipas News 24 në KQZ është regjistruar një koalicion me 7 parti të vogla me emrin “Shpresa për Ndryshimin”, që është edhe opozita e zgjedhjeve të 30 qershorit dhe do të garojë përballë maxhorancës së drejtuar nga kryeministri Edi Rama për 12 bashki të vendit.

Nëpërmjet një letre, partitë politike: Aleanca Kuq e Zi, Bashkimi Liberal Demokrat, Demokracia e Re Europiane, Aleanca Popullore, Partia Balli Kombëtar, Partia Emigracioni Shqiptar dhe Partia Ora e Shqipërisë i drejtohen Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për regjistrimin e tyre si koalicion në zgjedhjet e ardhshme vendore. Disa prej këtyre partive kanë qenë aleate të PD-së.