Sport Reja ndjek Partizanin: Nëse luan përsëri kështu, mund të kualifikohet

Reja ndjek Partizanin: Nëse luan përsëri kështu, mund të kualifikohet

I pranishëm për të ndjekur takimin mes Partizanit dhe Qarabag, por edhe për të parë se cili nga lojtarët mund të vlejë edhe për ekipin kombëtar, trajneri Edi Reja lavdëroi performancën e kampionëve të Shqipërisë.

“Partizani zhvilloi një ndeshje të mirë në aspektin mbrojtës. Sepse nëse nuk do të luanin kështu përballë një kundërshtari me cilësi si Qarabag, ndeshja mund të shkonte më keq. Ishte një ndeshje emirë në mbrojtje, pastaj ishin edhe pak të pafat në dy raste përpara portës”, tha Reja.

Sipas teknikut 73-vjeçar, me një tjetër paraqitje të tillë në Baku, Partizani ka shanse reale për kualifikimin. “Ndeshja e kthimit do të jetë e bukur. Uroj të ketë një tjetër paraqitje si kjo, por me gol. Nëse mbron mirë dhe shfrytëzon kundërsulmet, Partizani i ka mundësitë e kualifikimit nisur nga ajo çfarë pashë sot”, shtoi trajneri i Kombëtares.