Kryesore Reklamoi kompaninë e basteve në stadium, procedohet administratori i “Kastriotit”

Reklamoi kompaninë e basteve në stadium, procedohet administratori i “Kastriotit”

Administratori i ekipit të futbolli “Kastrioti”, pjesë e Superligës, është proceduar penalisht nga policia e Tiranës, pasi gjatë ndeshjes së futbollit në stadiumin “Selman Stermasi”, ka reklamuar një shoqëri bastesh sportive në kundërshtim me ligjin.

Policia e Tiranës bën me dije se është proceduar penalisht administratori Gazmend Vogli, 30 vjeç, banues në Krujë.

“Gjithashtu po kryhen verifikime për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës“ parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal edhe për vëzhguesin e Federatës Shqiptare të Fubollit prezent në këtë ndeshje i cili ka lejuar që futbollistët të futen dhe të luajnë ndeshjen duke pasur të reklamuar në fanella këtë logo të kompanisë së basteve”, thuhet në reagim.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.