Kuriozitete Rekord botëror, atleti austriak “mbijeton” për mbi dy orë në kuti akulli

Rekord botëror, atleti austriak “mbijeton” për mbi dy orë në kuti akulli

Atleti austriak, Josef Koeberl theu rekordin botëror për qëndrimin më të gjatë në akull. Ai “mbijetoi” për mbi 2 orë në një kuti, duke pasur veshur asgjë tjetër përveç rroba banjove.

Ndërsa kronometri shënoi 2 orë, 8 minuta dhe 47 sekonda, Koeberl mposhti rekordin e mëparshëm për kohën më të gjatë të qëndrimin në kontakt të plotë me akullin, i cili ishte 1 orë, 53 minuta dhe 10 sekonda. Titulli mbahej nga atleti kinez, Xhin Songhao, që prej vitit 2014.

Koeberl zhvilloi sfidën përballë stacionit kryesor të trenave në Vjenë në një kuti të tejdukshme, e cila u mbush me kuba akulli deri tek shpatullat e atletik austriak. Përgjatë periudhës kohore prej 2 orësh temperatura e trupit të tij është monitoruar. Gjithashtu pas nxjerrjes, austriaku i është nënshtruar kontrolleve të detajuara mjekësore në një ambulancë që gjendej aty pranë.