Extra Rekord i ri botëror, 170 makina ‘burn out’ njëherazi

Rekord i ri botëror, 170 makina ‘burn out’ njëherazi

Drejtuesit e makinave të pranishëm në autostradën e Bendimir në Kolorado, menduan fillimisht se këtë javë ngecën në mes të rrugës për shkak të një zjarri, situatë e zakonshme në kohë vere.

Por më pas kuptuan se ishin bërë spektatorë të një rekordi të ri botëror, 170 makina që xhironin gomat në mënyrë spektakolare.

Në janar 2019, Australia vendosi rekordin zyrtar të Guinness për djegien më të madhe në një kohë të gomave të makinave, me 126 makina në Summernats. Tetë muaj më vonë, 170 makina u mblodhën në Bandimere Speedway afër Denverit, në Kolorado për të rrëmbyer titullin.