Sport Rekord i ri botëror, atleti amerikan shkruan historinë

Rekord i ri botëror, atleti amerikan shkruan historinë

Mjafton vetëm një fraksion sekonde për të shkruar historinë. Këtë bëri atleti Grant Holloway, i cili arriti të shpallet kampion bote në 60 metra me pengesa në salla të mbyllura duke vendosur edhe rekord.

Amerikani ishte thjesht i jashtëzakonshëm në “Gold Athletics Indoord Tour” në Madrid, duke e përshkruar distancën me kohën 7 sekonda e 29 të qindat.

Kohë e nevojshme për të thyer kohën e vendosur nga uellsiani, Colin Jackson 27 vite më parë, i cili e përshkroi distancën e 60 metrave me kohën 7 sekonda e 30 të qindat.

Tashmë 23-vjeçari mban katër nga gjashtë paraqitjet më të shpejta me 60 metra me pengesa në histori, të gjitha nën kohën 7 sekonda e 35 të qindat.