Bota Rekord i trishtë në New York: 526 viktima në 24 orë

Rekord i trishtë në New York: 526 viktima në 24 orë

Në Shtetet e Bashkuara, numri i të konfirmuarve me koronavirus ka arritur në mëse 245 mijë me më shumë se 6000 të vdekur.

Në 24 orët e fundit në New York kanë vdekur 526 persona, shifra më e lartë ditore deri tani. Të dhënat i dha guvernatore Andreë Cuomo. Në total në New York janë 102.863 raste pozitive, pothuajse 3000 të vdekur dhe 14 mijë pacientë të shëruar.

Presidenti Trump, i cili është kritikuar sepse fillimisht u përpoq të ulte në komentet e tij rrezikun nga virusi, ka mobilizuar reagimin e qeverisë federale për ta vënë nën kontroll epideminë.

Më shumë se tre të katërtat e amerikanëve janë nën urdhra për të reduktuar ose ndalur aktivitetin e përditshëm. Në popullatën e ndikuar janë edhe dhjetëra mijëra të burgosur, të cilët u njoftuan të mërkurën se do të mbahen të mbyllur në qeli.

Parqe kombëtare, ndër to edhe Kanioni i Madh janë mbyllur për të mos lejuar turistë. Qyteti i Nju Jorkut ka mbyllur pistat publike të basketbollit, në një kohë që përballet me goditjen më të rendë të epidemisë në Shtetet e Bashkuara.