Bota Rekord në SHBA, shënohet numri më i lartë i rasteve të reja...

Rekord në SHBA, shënohet numri më i lartë i rasteve të reja me Covid-19

SHBA regjistroi rekord negativ me rastet e reja me koronavirus brenda 24 orëve, duke raportuar mbi 77 mijë të prekur. Të vdekurit llogariten 969, çka përbën numrin më të lartë që prej 10 qershorit.

Më të goditurit janë Teksasi dhe Arizona, ku nuk ka më vende në morg për trupat e viktimave. Vendi gjendet në situatën ku palët janë të ndara në lidhje me përballimin e pandemisë dhe faktit nëse duhet të rifillojë procesi mësimor në gusht apo jo.

Shefi për parandalimin e sëmundjeve infektive paralajmëroi pak ditë më parë se shumë shpejt do të regjistrohen edhe 100 mijë raste të reja në ditë.