Kryesore Rekord rastesh të reja, mbi 500 të vdekur që prej nisjes së...

Rekord rastesh të reja, mbi 500 të vdekur që prej nisjes së pandemisë në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 1534 testime, nga të cilët 319 persona kanë rezultuar pozitivë, duke i çuar rastet aktive në total në mbi 9 mijë persona.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 3 persona të prekur me Covid-19, duke e çuar në 502 numrin total të viktimave që prej nisjes së pandemisë.

Viktimat janë një 72-vjeçare dhe 73-vjeçare nga Tirana, 81-vjeçare nga Berati, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Nga ana tjetër, në 24 orët e fundit janë shëruar 90 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 11,097 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet Covid po trajtohen 301 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Rastet pozitive në 24 orët e fundit:

141 raste në Tiranë, 38 në Fier, 15 në Pogradec, nga 13 raste në Elbasan, Kavajë, 11 në Korçë, 9 në Krujë, nga 8 raste në Durrës, Berat, Kuçovë, 7 në Gramsh, nga 6 raste në Lezhë, Tropojë, Sarandë, nga 4 raste në Shkodër, Vlorë, Mirditë, Patos, nga 3 raste në Kurbin, Rrogozhinë, 2 në Devoll, nga 1 rast në Kukës, Lushnje, Gjirokastër, Ura Vajgurore, Bulqizë, Klos.