Kulturë Rekordi i Dua Lipës, është këngëtarja më e dëgjuar në botë

Rekordi i Dua Lipës, është këngëtarja më e dëgjuar në botë

Nuk njeh frenim karriera e Dua Lipës. Kosovarja e lindur në Londër po “pushton” tashmë renditjet e çdo vendi në botë, duke u shndërruar në një fenomen të muzikës pop.

Albumi i saj i ri, “Future Nostalgia”, është dëgjuar në on-line nga të paktën 150 milionë persona, shifër rekord i të gjitha kohërave për sa i përket një këngëtare në javën e parë.

Mediat tashmë e quajnë 24-vjeçaren si “mbretëresha e re e pop-it ndërkombëtar”, me këngë që duke patur si sfond muzikë që të shtyn të kërcesh, mban gjithsesi një tekst kompleks që përçon mesazhe të rëndësishme si feminizmi dhe anti-racizmi, që artistja shpërndan edhe në postimet e saj në Instagram, ku ka më shumë se 40 milionë ndjekës.