Aktualitet Rektori Koni: Më futën në një makinë me xhama të errët, por...

Rektori Koni: Më futën në një makinë me xhama të errët, por nuk e “njoh” Shullazin

Në seancën e sotme gjyqësore në gjykatën e Krimeve të Rënda ndaj Emiljano Shullazit kanë dëshmuar  ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, ish-rektori Dhori Kule, si dhe Drejtorit të Policisë së Tiranës Ervin Hodaj.

I pari që ka dhënë dëshminë e tij ka qenë rektorit Koni, i cili ka kujtuar se në prill 2016, dy ditë para se të përfundonte gara është ndaluar nga një makinë me xhama të errët, ku disa persona i kanë kërkuar të futet brenda.

Koni ka rrëfyer se pasi është futur në automjet, një person që gjendej në sediljen e parë, të cilin nuk ka mundur ta identifikojë, i ka kërkuar të tërhiqet nga gara.

Koni ka shpjeguar se pas kërcënimit, për të cilin kishte vënë në dijeni Dhori Kulen, ai kishte njoftuar tërheqjen nga gara.

I pyetur dhe nga vetë Shullazi nëse ishte ai personi që e kishte kërcënuar, rektori është shprehur se nuk ka mundur ta identifikojë kërcënuesin, por vetëm nga televizioni e ka marrë vesh se bëhej fjalë për Emiljano Shullazin…