Extra Renato Mekolli zbuloi rekordin e pjatave që theu në “Hell’s Kitchen”

Renato Mekolli zbuloi rekordin e pjatave që theu në “Hell’s Kitchen”

Të premten ishte nata finale e spektaklit më të famshëm të gatimit në vend “Hell’s Kitchen” nga ku fitoren e rrëmbeu Ervini.

Edhe pse spektakli mbaroi të gjithë patën kureshtjen e madhe të dinin se sa pjata theu shef Renato gjatë këtij sezoni.

Vetë Renato e ka zbuluar numrin e pjatave që ka thyer në faqen e website-t të tij.

“Pyetja që ju ka ngacmuar të gjithëve gjatë gjithë episodeve të ‘Hell’s Kitchen’: Sa pjata u thyen? Kuriozitetin po u’a  shuaj sot më në fund… Gjatë 12 javëve të HK janë thyer 412 pjata. Fiksimin e thyerjes së pjatave e kam nga buzuket e  Greqisë… Thyejmë pjata dhe hedhim karafila kur kërcejmë në buzuk …” – ka shkruar Renato duke sqaruar edhe nga e ka marrë këtë zakon që shqiptarët e kritikuan ashpër.