Bota Rënie e pastër e rasteve të reja në Itali. Studimi: Mbi 1,4...

Rënie e pastër e rasteve të reja në Itali. Studimi: Mbi 1,4 mln italianë kanë antitrupa

Rënie e pastër rastesh të reja me koronavirus në Itali. Buletini i 3 gushtit flet për 159 persona që kanë kontaktuar virusin. Dje ishin 239 dhe 295 para dy ditësh. Rrite, ndërkohë, numri i vdekjeve: janë 12 (dje ishin 8 dhe para dy ditësh 5) për një total prej 35.166 viktimash. Janë 129 pacientët e shëruar në 24 orët e fundit, për një total prej 200.589 që nga fillimi i epidemisë.

Ndërkohë, sipas në studimi të prezantuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe instituti italian i statistikave rezulton se një milion e 482 mijë italianë, 2,5 për qind e popullsisë në Itali rezulton me IgG pozitiv, që do të thotë se kanë zhvilluar antitrupat për koronavirusin. Pas testimit serologjik, personat që kanë kontaktuar virusin janë 6 herë më shumë në krahasim me të dhënat e regjistruar zyrtarisht gjatë pandemisë.