Bota Rënie rekord, koronavirusi kthen 7 vite pas ekonominë e Britanisë

Rënie rekord, koronavirusi kthen 7 vite pas ekonominë e Britanisë

Covid-19 në të gjithë botën ka shkaktuar dëme të shumta. Miliona qytetarë janë infektuar e miliona të tjerë kanë humbur jetën deri tani dhe shumë sisteme shëndetësore kanë pësuar kolaps.

Përveç dëmeve në njerëz, Covid-19 ka shkatërruar dhe ekonomitë në të gjithë botën. Sipas të dhënave të publikuara nga Reuters, ekonomia në Britaninë e Madhe ka pësuar dëme të shumta.

Përgjatë vitit 2020 llogaritet se ekonomia është tkurrur me 9.9% në vitin 2020. Kjo është rënia më e madhe vjetore e prodhimit duke e krahasuar me bilancet e viteve në shekullin e 20.

Por në 3 mujorin e fundit të vitit pati disa përmirësime, pasi është shmangur një recesion që mund të ishte fatal për vendin.

Prodhimi i brendshëm bruto i Britanisë u rrit 1.0% midis Tetorit dhe Dhjetorit kundrejt tremujorit paraardhës, bëhet me dije nga Zyra për Statistikat Kombëtare.

Por parashikimet janë të zymta dhe për vitin 2021, pasi ekonomia mund të tkurret sërish për shkak të një bllokimit të tretë nga Covid-19.