Kryesore Replika me Haradinajn, Rama: Debatet normale

Replika me Haradinajn, Rama: Debatet normale

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Prishtinë prej ditës së djeshme për të marrë pjesë në festimet për pavarësinë. Rama ka folur për TCH për marrëdhëniet mes dy vendeve por edhe debatet me homologun e tij kosovar.

anë 10 vjet me shumë arritje, sfida, me jo pak probleme por ajo që është e rëndësishme është se si gjithmonë kur ka një përvjetor jubilar dhe koha kthehet prapa atëherë pa dyshim që është një ditë për tu gëzuar sepse në të gjitha rastet ska asnjë krahasim me ku ishim 10 vite më parë.

– Mund të kishte bërë më shumë Kosova, Shqipëria? Kam parsysh këtu dështimin për pak vota për t’u anëtarësuar në UNESCO që është një gjë shumë konkrete?

Gjithmonë mund të bëhet më shumë, ka gjithmonë arsye për të menduar se diçka mund të ishte bërë më mirë, por në fund e rëndësishme është që ajo çka është bërë është shumë më tepër se ajo që nuk është bërë.

– Kosova pret shumë që të paktën këtë vit, nëse do të arrijë të përmbushë detyrimin e saj për demarkacionin me Mali e Zi të mund të marrë liberalizimin e vizave, ndoshta në fund të këtij viti. Por sot Shqipëria ka patur një rol të sajin, dhe ju keni ndikuar e keni bërë deklarata publike, presidenti Meta po ashtu. Mendoni se ka ardhur momenti që ky ngërç të zgjidhet? E keni thënë dhe mbrëmë në një intervistë televizive?

Unë jam shpresëplotë që janë momentet e fundit të ngërçit dhe uroj shumë që shpresat të realizohet me një votë ratifikimi në Kuvend për ta çliruar përfundimisht Kosovën nga pengesa e tmerrshme e pamundësisë për të lëvizur lirisht qytetarët e saj. Por jo vetëm kaq, por edhe për të rivendosur shtetin në një pozicion të respektueshëm pasi kjo e demarkacionit i ka shkaktuar kosto shumë të mëdha shtetit të Kosvoës, në raport me komunitetin ndërkombëtar, dhe miqtë dhe partnerët që janë kontributorët kryesorë të lindjes së shtetit të Kosovës.

-U sqaruat me kryeministrin e Kosovës Haradinaj për këtë qëndrim tuajin, për atë deklaratë të bërë mbrëmë në intervistë e më pas pasuar nga një postim në Facebook. Sepse më pas keni pasur trokitje gotash. U kapërcye ngërçi?

Jo e kishim lënë darkën pas emisionit dhe nuk kishte asgjë për të sqaruar. Unë kam bindjen time, ai të vetën, nuk ka asnjë problem.

-Çfarë ishte batuta e parë që ju tha në momentin e parë që hytë në sallë?
Asnjë problem. Unë ashtu sikundër jam i drejt për drejtë kur flas, nuk e kam problem kur të tjerët janë të drejt për drejtë kur flasin. Nuk ka rëndësi fare, në fund fare se çfarë është thënë, rëndësi ka se çfarë do të bëhet. Unë uroj shumë që Ramushi do të bëjë gjënë e duhur dhe me kaq mbaron.