Politika Replikat/ Eni Vasili: Nuk jam misionare e njërës palë. Mero Baze: Ke...

Replikat/ Eni Vasili: Nuk jam misionare e njërës palë. Mero Baze: Ke fshehur krimet e Taçit

Pas emisionit të Studio e Hapur ku u përplasën Artan Hoxha dhe Sali Berisha drejtuesja e këtij programi Eni Vasili është gjendur para kritikash të panumërta.

Siç e ka shpjeguar vetë ajo “nga njëra anë akuzohem nga kolegu Mero Baze apo ndonjë tjetër, se doja t’i mbyllja gojën Artan Hoxhës, se duhej t’i mbyllja telefonin Berishës, se jam inferiore ndaj këtij të fundit, pasi dua ta ftoj në emision e të tjera si këto. Nga ana tjetër akuzohem se ftoj në studio pseudo gazetarë, se nuk i dhashë kohën e duhur Sali Berishës, se e vura në pozitë të pabarabartë, se i shërbej Edi Ramës etj, etj…”

Por siç ka shpjeguar vete Vasili: “Personalisht e konsideroj veten një gazetare dhe jo misionare të ndonjë pale”.

Por gazetari Mero Baze ka replikuar në Facebook me Vasilin.

“Kur më është dash të merrem me histori korrupsioni, jam marrë me Rezart Taçin, jo me gazetarët e paguar nga ai, për të fshehur krimin. Dhe kur më duhet të merrem me vrasës, duhet të merrem me Sali Berishën, jo ata që i jargaviten atij”, shkruan Baze.