Kryesore Replikat në Kuvend/ Kryemadhi-Spiropalit: Lëpirëse e shefit; Ruçi: Mos bëj si i...

Replikat në Kuvend/ Kryemadhi-Spiropalit: Lëpirëse e shefit; Ruçi: Mos bëj si i forti i lagjes…

Seanca e sotme e Kuvendit është shoqëruar me tensione të ashpra mes deputetëve të opozitës dhe atyre të mazhorancës.

Replika të forta ka pasur mes kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi dhe ministres Elisa Spiropali.

Kryemadhi e ka cilësuar Spiropalin “një lëpirëse mendereje”.

Gjithashtu në replika janë përfshirë edhe deputeti demokrat Endri Hasa dhe kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi.

Debati

Kryemadhi: Elisa nuk e di a ka diplomë apo jo… Mos guxojë më njeri nga ju të përmendi diplomat se nuk dimë si dalim këtej nga ana juaj se vetëm me një diplomë na e kaloni, atë për t’i lëpirë menderen kryetarit të partisë… na e kaloni për këtë dhe nuk kemi ca të themi.

Këtu asnjë nga ju që nuk jeni deputetë këtu mbrapa nuk ka të drejtë të cenojë asnjë deputet, aq më shumë të LSI. Po ju them mblidhni radhët e PS, merreni partinë e dorë mos shkatërroni këtë aset të shqiptarëve, pavarësisht ndryshimeve që kemi se nesër do jetë shumë vonë për ju dhe për shqiptarët.

Spiropali: Edhe nëse do ta kishim bërë me plan që në këto dy seanca opozita të shfaqte anën qesharake, vulgare e banale, nuk do e thurnim kaq perfekt, shembulli më vulg i të bërit politikë sapo e dëgjuam, në seancën e parë u ngrit kryetari i opozitës, i quajti kukulla se janë gra, e një kupac i vënë në atë pozicion nga ky njeri që flet këtu me gjuhën e shthurur, një pupas pa asnjë meritë, kontribut, që po merr më qafë opozitën shqiptarëve, përdor gjuhë seksiste dhe ofenduese ndaj grave ministre që kanë më shumë dinjitet dhe punë se ata që ai ka futur në partinë e vet, që anëtar të Kryesisë e bëri atë kokëvezën që goditi me vezë.

Ministri i Brendshëm me shumë fisnikëri sqaroi situatën, jo se ka përgjegjësi, se për këtë flasin letrat. Por të përdorni një vajzë të mitur si mjete politike për të goditur kundërshtarin, unë fola me familjarët dhe ishin gati të dilnin publikisht nëse nuk do kishin atë hall që u ka rënë.

Zonja kryemadhi në 1999 unë jam larguar nga Shqipëria dhe zonja Malaj që ka qenë nëndrejtoresha e “Qemal Stafës” mund tua thotë se kam qenë një ndër 5 gjimnazistet më të mira në vend, që fito bursë në kolegjet e SHBA. Në atë kohë ju ishit duke vjedhur votat e FRESSH dhe duke u marrë me Shqipërinë dakord moj zonjë, ju shkatërruat sistemit edhe brenda PS edhe si funksiononte administrata dhe këtë e dëshmojnë edhe kolegët. Nuk keni asnjë bazë krahasimi me ne.

Debati Ruçi-Hasa

Gramoz Ruçi: Mos bëj si i forti i lagjes ti… Për çfarë e do fjalën…

Endri Hasa: Kush flet, na bën moral 5 mln euroshi i doganës që nuk i vidhte me lezet, por pa lezet, po kjo është e drejtë për të bërë filma se si nafijet i thurnin lavde Skënderbeut duke e krahasuar shefin me Skënderbeun, këto janë Nafijet e Ramës.

Kryemadhi: Andronikës që ka qejf të rri me Skënderbeun mos e përmend PS se nuk e njeh fare, por ngaqë s’ka më socialist të del ty, kur kam qenë unë në PS ka qenë komplet tjerë, pavarësisht se ku jemi sot unë, Ruçi, Musa Ulqini apo edhe Brace, ka qenë tjetër kohë, e ardhmja bëhet duke kuptuar gabimet e së kaluarës, nëse ju nuk kuptoni kurrë nuk duhet të jeni aty ku duhet të shkoni. E nise si revolucionare politikën por do të hiqesh si borgjeze, por borgjeze nuk të bëjnë paratë, por shpirti, mendja dhe dija.