Aktualitet Reportazhi/ Rrëfimet prekëse të zjarrfikësve italianë që kërkuan në rrënojat e tërmetit...

Reportazhi/ Rrëfimet prekëse të zjarrfikësve italianë që kërkuan në rrënojat e tërmetit (VIDEO)

Një reportazh në video i Fanpage.it me ekipin italian që mori pjesë në misionin e kërkim shpëtimit në Shqipëri, rrëfen momentet e vështira të këtij misioni nga më të vështirët në punën e tyre.

Një prej pjesëtarëve të kësaj trupe tregon momentin kur nga rrënojat nxorën një nënë me tre fëmijët e saj.

“Momenti që më ka impresionuar më shumë është ai kur kemi rikuperuar me trupat tona, nënën me 3 fëmijë. Mamaja ishte në një pozicion të tillë që po i mbronte dhe kishte dy fëmijët e saj poshtë vetes”, thonë zjarrfikësit italianë.

Ata thonë se janë ndier mirë në Shqipëri me mikpritjenm ndërsa shprehen se ishte e pamundur që nën ato lloj rrënojash të kishte persona të mbijetuar.