Extra Revolta: Bluzat e bardha i kthejnë shpinën kryeministres belge (Video)

Revolta: Bluzat e bardha i kthejnë shpinën kryeministres belge (Video)

Sophie Wilmes, kryeministrja e Belgjikës, vizitoi dje dy spitale, Shën Pjeter në Bruksel dhe Delta në Auderghem, shkruan Bruksel Times.

Por asaj iu rezervua një pritje e ftohtë.

Kur ajo mbërriti me eskortën e saj në Spitalin e Shën Pjetrit në Bruksel, stafi e përshëndeti me kurrizin e kthyer.

“Vizitat në spitalet Delta dhe Sint-Pieter ishin momente të rëndësishme dialogu si për stafin ashtu edhe për mua. Ne diskutuam situatën shëndetësore, përpjekjet mendore, vlerësimin e punës dhe financimin e kujdesit shëndetësor”, shkroi ajo në profilin e saj zyrtar në Twitter.

Sidoqoftë, dialogu me infermierët dhe punonjësit e tjerë nuk dukej aq idilik.

Përfaqësuesit e stafit më vonë sqaruan se punonjësit e shëndetit ishin të zhgënjyer nga veprimi i qeverisë gjatë pandemisë dhe qasja e saj ndaj kujdesit shëndetësor në përgjithësi.

Ata janë të pakënaqur me pagat e ulëta, mungesat e stafit dhe përpjekjet e qeverisë për të punësuar të pakualifikuar si ndihmë.