Politika Rezultatet: Votat që kanë marrë PS, PD, dhe LSI në 3 kutitë...

Rezultatet: Votat që kanë marrë PS, PD, dhe LSI në 3 kutitë e para të numëruara

Ka nisur hapja e kutive në KZAZ-në e Pustecit të minoritetit maqedonas në Korçë.

Kjo është njësia e parë ku tradicionalisht është e para që hap kutitë e votimit në zgjedhje për shkak të numrit të vogël të qendrave të votimit, me vetëm 5 të tilla.

Para pak çastesh ka përfunduar numërimi i kutisë së parë asaj të fshatit Kallamas dhe rezultati është 118 vota për PS, 114 vota për PD dhe 17 vota për LSI.

Ndërsa kutia e dytë e numëruar është ajo e qendrës së votimit në fshatin Goricë e Madhe ku PS ka marrë 159 vota, PD ka marrë 68 vota ndërsa LSI vetëm 9 vota.

Kutia e tretë që u numërua ishte ajo e fshatit Pustec ku PS ka marrë 245 vota, PD ka 109 vota dhe LSI ka marrë 61 vota.

Këto janë ende të dhëna paraprake që vijnë nga terreni. Sipas tyre, në total PS ka 522, PD ka 291 dhe LSI ka 87 vota.