Aktualitet Rikthehen përplasjet në Elbasan, Ardian Çapja i shpëton atentatit të tretë

Rikthehen përplasjet në Elbasan, Ardian Çapja i shpëton atentatit të tretë

Rreth orës 09:15 të paradites së sotme është regjistruar një përplasje me armë zjarri në qytetin e Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Krastës. Nga përplasja me armë është plagosur Ardian Çapja.

Autorët pas ngjarjes kanë braktisur dhe djegur makinën në zonën e Fushë Mbretit. Brenda në makinë ka pasur fishekë, të cilët kanë shpërthyer nga djegia duke plagosur njërin prej zjarrfikësve që po shuante flakët.

Kush është Ardian Çapja

Ardian Çapja është një emër i njohur për drejtësinë, pasi ka qenë shoqëruar disa herë, ndërsa në vitin 2017 u ka shpëtuar dy atentateve me armë dhe eksploziv. Ai është pronari i hotel ‘Univers’ në hyrje të qytetit të Elbasanit. Ardian Çapja është vëllai i Sokol Çapjes, që u ekzekutua në vitin 2005. Si pasojë e përplasjes dhe hasmërisë mes fisit Çapja dhe Mema në dekadën e fundit në Elbasan janë shënuar shumë viktima nga të dy palët, ndërsa shumë ngjarje janë ende pa autorë.