Politika Rikthehet Elvis Rroshi dhe ka një përgjigje të hidhur për Berishën

Rikthehet Elvis Rroshi dhe ka një përgjigje të hidhur për Berishën

Akuzat herë pas here të ish kryeministrit Sali Berisha drejtuar Elvis Rroshit, ish kryebashkiakut të Kavajës, kanë bërë që ky i fundit të reagojë duke i kthyer përgjigje.

Së fundmi, përmes mesazhit të një qytetari dixhital, Berisha e akuzon Rroshin se ka përvetësuar parcela prej 25 000 m katror tokë pronë e huaj e sekuestruar nga shteti.

“Njësoj si atëherë kur e gjunjëzova disa herë rresht, sërisht Sali Bisha i tërbuar tashmë vazhdon me sulmon edhe pse unë jam duke ndenjur larg zhvillimeve politike.

Plaku i rrjedhur më akuzon për prona që në fantazinë e tij janë të sekuestruara apo për skandale imagjinare.

Keqardhje për një njeri që nuk ka kufinj, nuk ka logjikë, nuk ka asgjë përveçse facebook-un e tij jofunksional”, shkruan Rroshi në rrjetet sociale.