Kulturë Rikthehet Tony Montana, së shpejti një version i ri i “Njeriut me...

Rikthehet Tony Montana, së shpejti një version i ri i “Njeriut me shenjë”

Regjisori Luca Guadagnino ka marrë përsipër versionin e ri të “Njeriut me shenjë”.

Skenari është shkruar nga Joel Coen dhe Ethan Coen, ndërsa produksioni i është besuar Dylan Clark për Dylan Clark Productions.

Subjekti është përshtatur disa herë, më e fundit filmi i vitit 1983, në të cilin interpretonin Al Pacino dhe Michelle Pfeiffer me regji të Brian DePalma.

Guadagnino e ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës së tij duke drejtuar filma që kanë pasur sukses.

Kohët e fundit, ai drejtoi një version të ri të filmit “Suspiria” për Amazon Studios, në të cilin luanin Dakota Johnson, Tilda Swinton dhe Chloe Moretz.

Ai është regjisori i filmit “Më thirr me emrin tënd”, i cili fitoi një Academy Award dhe i dha atij një nominim për Oscar.