Politika Rikthimi i Metës në LSI? Kryemadhi: Të futet në garë

Rikthimi i Metës në LSI? Kryemadhi: Të futet në garë

Monika Kryemadhi, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, iu bashkua protestës së 9 të opozitës, duke u shprehur se mbrëmja e sotme do t’i japë fund tranzicionit.

“Rama do të jetë etapa e fundit e tranzicionit shqiptar”, u shpreh Kryemadhi.

E pyetur nëse ajo do të ishte e gatshme t’ia lëshonte vendin e kreut të LSI bashkëshortit të saj nëse ai shkarkohet si president Kryemadhi u përgjigj: “Jam shumë e lumtur nëse zoti Meta do t’i rikthehej jetës së tij normale. Megjithatë, unë di të them se në karrierat e secilit nga ne, asnjëri nuk ka ndikuar te tjetri, secili ka pasur këndvështrimin e tij, secili ka pasur karrierën e tij me uljet dhe ngritjet, pavarësisht të dy kemi marrë kosto, por jo benefite. Do të doja të vinte të kandidonte, të hynim në një garë të vërtetë dhe të shikonim se kush do të fitonte”, tha Kryemadhi.