Bota Rikthimi në politikë i Berlusconit dhe partia e re Varoufakis

Rikthimi në politikë i Berlusconit dhe partia e re Varoufakis

Ditën e 25-vjetorit të krijimit të Forza Italia, ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi konfirmoi rikthimin e tij në politikë dhe pjesëmarrjen në zgjedhjet europiane të muajit Maj.

Në video mesazhin e tij Berlusconi u shpreh se ishte sensi i tij i përgjegjësisë që e detyronte të merrte këtë vendim, kjo sepse njësoj si në vitin 1994, Italia është përballë një rreziku shumë të madh.

Duke folur për lëvizjen me pesë yje, aktualisht në pushtet, Berlusconi tha se program dhe fjalimet e kësaj partie janë më keq se në periudhën ‘900.

Sipas tij politikanët aktualisht në fuqi në vend, janë kundër ekonomisë së tregut, infrastrukturës, demokracisë parlamentare dhe garancive për drejtësinë dhe lirinë.

“25 vjet më parë, hyra në skenën politike për të shmangur që vendi të binte në duart e një të majte ende komuniste. Sot ajo e majtë nuk ekziston më, por rreziku po”, theksoi ish-kryeministri italian.

Por dhe Janis Varoufakis, ish-ministri grek i Ekonomisë, paralajmëroi njëkohësisht krijimin e një partie të re dhe pjesëmarrjen në zgjedhjet europiane.

Lëvizja e drejtuar nga ai quhet Diem25. Sipas tij kjo do të jetë një pranverë europiane pasi pritet që të zgjidhen deputetë prej kësaj partie në të paktën shtatë vende europiane, sa duhen për të krijuar nja grup parlamentar në Strasburg.

Ish-ministri grek u shpreh se objektivi është shpëtimi dhe demokratizimi i Europës.

Varoufakis kritikoi hapur Jean Claude Juncker duke thënë se sjellja e tij synon të rikthejë në jetë 1994-n e Xhorxh Oruell/

“Flet në mënyrë të paqartë, thotë një gjë dhe njëkohësisht e kundërshton atë. Nga njëra anë kërkon falje për krimin logjik të institucioneve europiane ndaj Italisë, Greqisë, Irlandës dhe madje vetë Europës. Në të njëjtën kohë thotë se kjo ishte gjëja e duhur për t’u bërë.

Ai dhe gjithë karroca e politikanëve europianë do të gjykohen nga historia si protagonistët kryesorë të krizës së idealeve europiane,” përfundoi ai.