Bota “Rilindja” e Australisë: Fuqia e natyrës ngjall optimizëm (FOTO)

“Rilindja” e Australisë: Fuqia e natyrës ngjall optimizëm (FOTO)

Australia ka filluar të lulëzojë përsëri pas shkatërrimit nga zjarret.

Banorët kanë publikuar në rrjetet sociale fotografi të reja që tregojnë se si bimët kanë filluar të mbijnë pas zjarrev.

Rreth 1 miliardë kafshë ngordhën dhe 24 persona ndërruan jetë duke luftuar me flakët.

E gjithë bota u sensibilizua për të ndihmuar të mbijetuarit e mbetur pa të afërmit apo pa shtëpinë e tyre të dashur.

Rreth 8 mijë koala rezultuan të zhdukura, të cilat mund të jenë djegur për së gjalli apo janë arratisur për t’u shpëtuar flakëve.

Koala dhe kanguri janë një ndër gjallesat që rriten kryesisht në Australi dhe që janë simbole të vendet.

Sipërfaqja e djegur është aq sa shteti i Kroacisë, por natyr  lufton mbi gjithçka dhe i gjithë vendi po i rikthehet normalitetit.