Extra Rindizet teoria konspirative: Ajo në krah të Trump nuk është Melania (FOTO)

Rindizet teoria konspirative: Ajo në krah të Trump nuk është Melania (FOTO)

Një foto e Zonjës së Parë të SHBA-ve, Melania Trump, që duket e relaksuar dhe e qeshur në bordin e Marine One i ka hedhur benzinë një teorie konspirative.

Janë të shumtë ata që dyshojnë se Presidenti Donald Trump ka marrë me vete në fushatë një grua tjetër, që nuk është Zonja e Parë.

Teoria se Shtëpia e Bardhë përdor një sozi në vend të Melania Trump ka ekzistuar që prej vitit 2017. Fotoja e shkrepur të dielën e riktheu këtë teori.

Rrjetet sociale janë plot me fotot e Melanias së buzëqeshur në bordin e avionit dhe dyshimet se ajo është thjesht një figurante.