Sport Rinovon me City-n, De Bruyne: Nuk ndihesha i lumtur pa këtë firmë

Rinovon me City-n, De Bruyne: Nuk ndihesha i lumtur pa këtë firmë

Kevin De Bruyne ka firmosur kontratën e re që do ta mbajë atë te Manchester City deri në vitin 2025. Mesfushori belg, i cili vitin e kaluar ishte lojtari i vitit në Premier League, firmosi një kontratë 4-vjeçare dhe do të qëndrojë te “Citizens” deri në moshën 34-vjeçari.

Kontrata e tij e vjetër kishte një afat kohor prej 2-vjetësh, por klubi dëshironte një afat më të gjatë pasi u bë një nga mesfushorët më të mirë në botë dhe një lojtar kyç në planet e Guardiolës.

“Nuk ndihesha i lumtur, përpara se të firmosja kontratën e re,” u shpreh De Bruyne pasi kontrata u konfirmua. “I adhuroj fansat këtu, gjithashtu dhe familja ime është shpërngulur në Manchester dhe ndihemi të lumtur këtu”.

Me fanellën e City-t, Kevin De Bruyne ka fituar 2 tituj në Premier League, 1 FA Cup, 4 Kupa Lige si dhe 1 herë tjetër Superkupën e Anglisë apo sic quhet ndryshe Community Shield. Mesfushori nga Drongeni u transferua nga Wolfsburgu te Manchester City në fundin e gushtit të vitit 2015.