Extra Rita Ora “elektrizon” Australinë dhe përlotet pas koncertit

Rita Ora “elektrizon” Australinë dhe përlotet pas koncertit

Mijëra njerëz morën pjesë “Sydney Mardi Gras” e cila njihet si parada e komunitetit LGBTI. Ylli i popit Rita Ora, dhuroi një spektakël të vërtetë në Australi, që tashmë ka lehtësuar kufizimet për Covid-19.

Veshur me një kostum blu dhe çizme me ngjyrë ylberi deri në gju, Ora interpretoi këngën Let You Love Me, Carry On dhe Bang Bang.

Rita tregoi lëvizjet e saj mbresëlënëse edhe në kërcim ndërsa këndonte në një automjet me balerinët e saj. Ajo është shprehur e entuziazmuar me pjesëmarrjen në një koncert, pas shumë kohësh për shkak të ndërprerjes së koncerteve si pasojë e pandemisë Covid-19.

Në fund të performancës, Rita Ora u mallëngjye dhe i tha publikut se e kishte marrë shumë malli për një koncert: “Po përpiqem që të mos qaj, por kisha shumë kohë pa dalë në skenë. Nuk do ta harroj kurrë këtë moment”.

Për herë të parë në historinë e saj 43-vjeçare, parada e Mardi Gras nuk u drejtua në Oxford Street dhe nuk shfaqi mesazhe të mëdha, por u përqëndrua në kostume dhe interpretime.

Bukuroshja me origjinë shqiptare ka shfrytëzuar kohën më të mirë në Sydney javëve të fundit, që kur doli nga karantina e detyrueshme hoteliere 14-ditore australiane muajin e kaluar.

Rita do të shfaqet në sezonin e vitit 2021 të “The Voice Australia”, pasi është përzgjedhur të jetë anëtare e jurisë krahas emrave tjerë të njohur si: Keith Urban, Guy Sebastian dhe Jessica Mauboy.